Thirrje për dorëheqje e përgjegjësi në ditën e dytë të protestës
Foto: Laura Hasani

Thirrje për dorëheqje e përgjegjësi në ditën e dytë të protestës

Aktuale October 29, 2026 - 18:37

Pas më shumë se dy orë, protestuesit kanë filluar të shpërndahen në protestën e dytë që u mbajtë sot në Prishtinë pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekaj, ku tashmë disa zyrtarë policorë dhe nga Prokuroria e Pejës janë suspenduar.

Protestuesit edhe sot me thirrje për dorëheqje e përgjegjësi kanë qëndruar para Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial, Këshilli Gjyqësor dhe Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë vendosur mbishkrime me mesazhe  të ndryshme ku kritikohet reagimi institucional.