Avni Dehari: 10 vjet nga vdekja e Astritit, ende nuk ka drejtësi

Avni Dehari: 10 vjet nga vdekja e Astritit, ende nuk ka drejtësi

Aktuale November 05, 2026 - 10:27

Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, pas homazheve te varri i të birit ka deklaruar se kanë kaluar 10 vjet nga vdekja e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ndërsa rasti ende nuk është zbardhur, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se kjo periudhë ka qenë jashtëzakonisht e rëndë për familjen, bashkëveprimtarët e Astritit dhe qytetarët e Kosovës, të cilët, sipas tij, vazhdojnë të presin drejtësi.

“10 vjet që nga rasti i vrasjes së Astriti në Qendrën e Paraburgimit në Prizren janë shumë për t’u zbardhur drejtësia. 10 vjet janë torturë për ne si familje, për bashkëveprimtarët e Astritit, për qytetarët e Kosovës brenda kufijve të shtetit, por edhe brenda kufijve të Republikës së Kosovës janë tepër për të pritur se çka do të ndodhë me këtë rast, që ende nuk po përmbyllet. 10 vjet janë vërtetë torturë dhe flasin shumë së Prokuroria që nga fillimi tok më shumë bashkëveprimtarë të tyre, aleatë të tyre e kanë zvarritur këtë hetim deri në skajshmëri”, tha ai.