Sot, vranët dhe me shi
Foto: Laura Hasani

Sot, vranët dhe me shi

Aktuale November 09, 2026 - 07:52

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë kësaj jave, moti në vendin tonë do të karakterizohet me vranësira të shpeshta, intervale me diell dhe reshje të herëpashershme shiu.

“Në orët e mëngjesit në shumë zona pritet paraqitje e mjegullës,kryesisht ditën e hënë dhe të martë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale nga 11 deri në 19°C. Nga mesi i javës pritet rritje graduale e temperaturave. Kushtet biometeorologjike do të jenë të ndryshueshme, ndërsa lagështia e shtuar mund të ndikojë te personat e ndjeshëm. Kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për shkak të lagështisë së mjaftueshme në tokë. Nuk parashihen kushte të theksuara të motit që mund të paraqesin rrezik për aktivitetet bujqësore”, bën të ditur IHMK-ja, raporton Zeri.info.

Sipas IHMK-së, gjatë ditës së sotme, moti në vendin tonë do të mbretërojë kryesisht i vranët dhe me riga shiu, ku në mëngjes në shumë zona parashihet të ketë mjegull në orët e hershme të mëngjesit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 e 4 gradë celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të arrijnë në 6 e 11 gradë celsius.

Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image