Pas Çitakut, Prattipati takohet edhe me Abdixhikun
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të rregullt të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Përmes një postimi, Abdixhiku bëri të ditur se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, perspektivën ekonomike dhe projektet me rëndësi për zhvillimin e Kosovës.
Ai ka falënderuar Prattipatin për bashkëpunimin e vazhdueshëm me LDK-në dhe mbështetjen amerikane ndaj Kosovës.
Për Abdixhikun, miqësia me Shtetet e Bashkuara mbetet një përcaktim i përhershëm i LDK-së.
“Për LDK-në, miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm. Mbetemi të përkushtuar për ta thelluar këtë partneritet, në shërbim të Kosovës dhe të së ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar Abdixhiku.
Po ashtu, Prattipati ka takuar sot edhe ushtruesen e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ku kanw diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës/Zëri