Sundimi i ligjit dhe siguria, temë diskutimi mes presidentes dhe shefit të EULEX-it
Aktuale
November 10, 2026 - 15:17
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar rëndësia e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për forcimin e rendit dhe ligjit, funksionimin e institucioneve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.
Presidentja Shiroka-Pula ka theksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit, pavarësinë dhe profesionalizmin e institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore. /Zëri
