Sot, vranët dhe me shi
Foto: Laura Hasani

Sot, vranët dhe me shi

Aktuale November 11, 2026 - 07:49

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 e 5 gradë celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të arrijnë në 11 e 15 gradë celsius.

Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image