Tahiri: Kosova ka mbetur pas me integrimin në BE, ishte nën sanksione e ende nuk është as shtet kandidat
Foto: Laura Hasani

Tahiri: Kosova ka mbetur pas me integrimin në BE, ishte nën sanksione e ende nuk është as shtet kandidat

Aktuale November 11, 2026 - 14:19

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për mungesë të përparimit në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se Kosova ka qenë nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian nga viti 2023 deri në vitin 2026.

Gjatë debatit parlamentar për Raportin e Progresit të BE-së, Tahiri tha se Kosova vazhdon të mbetet pa statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndonëse aplikimin e ka dorëzuar në vitin 2022.

“Për informatën tuaj, kandidatura ka qenë në vitin 2022. Pyetja thelbësore që i shtrohet sot Qeverisë është: Çka kemi bërë ne si vend? Çka keni bërë ju si Qeveri për ta shtyrë përpara kandidaturën, përveçse keni aplikuar për vendin kandidat?”, deklaroi Tahiri.

Ai theksoi se Kosova ka qenë i vetmi vend në Evropë nën sanksionet e BE-së gjatë periudhës 2023–2026, duke vlerësuar se kjo ka ndikuar në pozitën e vendit në procesin integrues.

Tahiri kritikoi gjithashtu mungesën e një strukture të veçantë institucionale për udhëheqjen e procesit të integrimit evropian.

“Sot, derisa po flasim, Kosova nuk ka entitet ministror, as pozitë të zëvendëskryeministrit që udhëheq integrimet”, tha ai. /Zëri