Ibrahimi alarmon për buxhetin e arsimit: Ministria ua ndali komunave 24 milionë euro
Aktuale
November 12, 2026 - 08:26
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit lidhur me ndarjen e buxhetit për komunat, duke thënë se këtë vit komunave u janë ndalur 24 milionë euro nga granti për arsim.
Ibrahimi deklaroi se si pasojë e kësaj, mbi 3 mijë punëtorë arsimorë duhet të paguhen nga buxhetet komunale.
Ai paralajmëroi se edhe vitin e ardhshëm komunat do të përballen me barrë financiare.
“Ministria e Arsimit, këtë vit, komunave ua ka ndalë 24 milionë euro nga granti për arsim. Mbi 3 mijë punëtorë arsimorë është dashur të paguhen nga buxhetet komunale. Vitin e ardhshëm, janë – 8 milionë e diçka për punëtorët arsimorë”, tha Ibrahimi në RTV21.