Rama: Nëse do të ketë një samit të NATO-s në vitin 2028, ai do të zhvillohet në Tiranë
Aktuale
November 12, 2026 - 13:31
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nëse do të ketë një samit të NATO-s, ai do të zhvillohet në Tiranë.
Në një komunikim me mediet në mbërritje të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin, Rama iu përgjigj interesit mbi diskutimet e fundit lidhur me zhvillimin e Samitit të NATO-s.
“Shqipëria projektohet si mikpritësja e ardhshme e Samitit të NATO-s. Nuk është arritur një qëndrim i përbashkët se kur do të zhvillohet samiti. Është e sigurt jo në vitin 2027, në vitin 2028. Nëse do të ketë një samit, do të zhvillohet në Tiranë dhe nuk ka asnjë dyshim. Gjithçka thuhet rreth saj janë të gjitha gjepura”, u shpreh Rama. /atsh