Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme
Foto: Laura Hasani

Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme

Aktuale November 12, 2026 - 22:30

Analisti i Ilir Deda duke folur për opozitarizmin e LDK-së dhe situatën aktuale në këtë parti, ka thënë se kështu do të jenë derisa të zgjedhonin një kryetar në nga vullneti i bazës së anëtarësisë.

Ai ka thënë se në këtë parti ka deputetët që heshtim me muaj dhe më pas dalin dhe flasin për kauza të parëndësishme siç ishte çështja e largimit të fotografisë së ish-presidentit Rugova dhe Deklaratës së Pavarësisë nga vendi i nderit në Presidencë.

Deda duke folur për përplasjet e brendshme  në LDK ai ka përmendur edhe debatin e zhvilluar mes Vjosa Osmanit dhe Hykmete Bajramit.

“Dy deputete të LDK-së u shtyhen mes veti, edhe unë mendoj që LDK-ja kështu ka me qenë qysh është tash, derisa nuk e zgjedh në mënyrë demokratike një lidership të ri vitin e ardhshëm i cili do të jetë më të vërtetë, vullnet i bazës e jo matematikave i konjukturave të brendshme në LDK. Dhe nëse nuk e zgjedh nuk ka me u rrit më shumë se që është aktualisht sipas sondazheve  që po e qesin, e që është keq për Kosovën”, ka thënë Deda.

Ai ka vlerësuar se LDK-ja do duhej të ishte më aktive edhe me situatën aktuale me Ligjin për ndryshimin e Dhomave të Specializuara.

“LDK-ja me na tregu çfarë momenti është  ky, apo komunikon Abdixhiku me Kurtin e Çitakun. A mundet diqysh me ju ndihmua nëse ka naj problem që me fitua Kosova ja 10-15 ditë kohë që me u konsulltu me BE-në me ba një ligji të mirë”, ka thënë ai.

Por, deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka thënë se si grup parlamentar janë unik, ndonëse thotë se duhet bërë opozitë më aktive.

“Unë personalisht kisha pas qef më aktiv me të guximshëm dhe më të qartë në opozitarizmin tonë. Deputetët e LDK-së janë më aktiv në Kuvend, në komisione parlamentare. Çdo votim kemi qenë së bashku dhe të koordinuar mirë”, ka thënë Sadiku. /tëvë1