Kuvendi ratifikon tri marrëveshje me Suedinë dhe një me Belgjikën
Kuvendi miraton programin e punës për sesionin vjeshtor

Deputetët kanë miratuar Programin e Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Sesionin Vjeshtor 2026;
Programi ka marrë 77 vota të deputetëve, transmeton Zeri.info.
Kuvendi ratifikon tri marrëveshje me Suedinë dhe një me Belgjikën
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar në seancën e së premtes tri marrëveshjet ndërkombëtare me Suedinë.
Me 81 vota për, Kuvendi ratifikoi marrëveshjen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ekstradim, raporton Zeri.info.
Po ashtu Kuvendi me 83 vota për, ka ratifikuar edhe marrëveshjen tjetër me Suedinë për Transferimin e Personave të Dënuar.
Ndërsa edhe marrëveshja tjetër me Suedinë, për Ndihmën e Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, ka marrë 85 vota të deputetëve, shkruan Zeri.info.
Kuvendi i Kosovës gjithashtu me 89 vota për, ka bërë ratifikimin e Traktatit për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.


Kuvendi vazhdon seancën, pritet të votohet Ligji për Gjykatën Speciale

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për të vazhduar seancën plenare.
Seanca ishte ndërprerë të enjten, pasi deputetët nuk ishin kthyer pas një pauze, shkruan Zeri.info.
Në këtë seancë, përveç ratifikimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare, pritet të votohet edhe Ligji për Gjykatën Speciale, i propozuar nga PDK-ja.