KRU Gjakova njofton se është rikthyer furnizimi me ujë në fshatrat e Dushkajës
Defektet nga erërat e forta, KRU Gjakova njofton se është rikthyer furnizimi me ujë në fshatrat e Dushkajës
KRU Gjakova ka njoftuar se është riparuar defekti i shkaktuar nga erërat e forta që kanë përfshirë këtë komunë.
Kësisoj, njofton KRU Gjakova, në zonën e fshatrave të Dushkajës është rikthyer furnizimi me ujë.
Komunikata e plotë:
KRU “Gjakova” Sh.A. ju përcjell komunikatën për media lidhur me riparimin e defektit në rrjetin e energjisë elektrike, i cili kishte shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të pompave të Fabrikës së Filtrimit.
Pas një pune intensive dhe profesionale, ekipet e KRU “Gjakova” Sh.A. kanë arritur ta riparojnë defektin e shkaktuar nga erërat e forta që përfshinë Komunën e Gjakovës.
Tashmë, pompat e Fabrikës së Filtrimit do të rifillojnë funksionimin. Tashmë në zonën e fshatrave të Dushkajës është rikthyer furnizimi me ujë.
KRU “Gjakova” Sh.A. falënderon të gjitha ekipet e angazhuara, të cilat punuan pa ndërprerë dhe me përkushtim deri në riparimin e defektit.
Puna dhe profesionalizmi i tyre bënë të mundur tejkalimin e kësaj situate.
Njëkohësisht, falënderojmë të gjithë konsumatorët për durimin dhe mirëkuptimin.
Me respekt, Zyra për Informim KRU “Gjakova” Sh.A.