“Pres drejtësi”-Isni Kilaj niset për në Hagë, pasnesër aktgjykimi ndaj tij
Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, njëherësh ish-pjesëtar i UÇK-së, ka njoftuar se sot është nisur për në Hagë, dy ditë para se të shpallet aktgjykimi në procesin gjyqësor për administrim të drejtësisë.
Bashkë me Kilajn, në këtë rast, akuzohen edhe ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, si dhe ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Para nisjes, Kilaj ka ndarë fotografi familjare, duke thënë se pret drejtësi në aktgjykimin që do të shpallet më 17 nëntor nga ora 10:00.“Sot po nisem për në Hagë! Me 17 nëntor e kemi verdiktin nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Pres drejtësi! Sido që të jetë, gjithmonë-përjetësisht do të jem me Çlirimtarët!”, ka shkruar Kilaj.
Ndryshe, sipas aktakuzës së konfirmuar më 29 nëntor 2024, Thaçi dhe të tjerët akuzohen për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor për krime lufte.