Sot, vranët dhe me shi
Aktuale
November 16, 2026 - 07:49
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë kësaj jave në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, ku java do të nisë me vranësira dhe riga shiu, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 e 7 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 8 e 13 gradë celsius.
Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri