Haxhiu reagon për këngën nacionaliste serbe: Presim sqarim nga Komisioni Evropian
Foto: Laura Hasani

Haxhiu reagon për këngën nacionaliste serbe: Presim sqarim nga Komisioni Evropian

Aktuale November 16, 2026 - 09:20

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj interpretimit të një kënge nacionaliste serbe me pretendime territoriale ndaj Kosovës, në një aktivitet të organizuar në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Ajo u shpreh se kjo gjë është mjaft shqetësuese, sidomos pasi ka ndodhur në një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.

“Një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk mund të përcjellë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të sovranitetit të shteteve”, u shpreh Haxhiu.

Kryeparlamentarja Haxhiu, ndër të tjera, kërkoi edhe sqarim nga Komisioni Evropian për këtë situatë.

“Presim sqarim nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme.

Institucionet evropiane duhet të tregojnë kujdes dhe ndjeshmëri ndaj historisë së rajonit dhe mesazheve që përcjellin”, thuhet ndër të tjera. /Zëri