Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Deliu-Kodra: Drejtësi sot, drejtësi deri në fund!
Aktuale
November 17, 2026 - 10:35
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar në ditën kur në Gjykatën Speciale në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe katër të bashkakuzuarve të tjerë.
Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Deliu-Kodra ka ndarë një mesazh të shkurtër, duke kërkuar drejtësi.
“Drejtësi sot. Drejtësi deri në fund!”, shkroi ajo.