Gjashtë nënoficerë të FSK-së përfundojnë me sukses trajnimet profesionale në Shqipëri
Foto: Facebook

Gjashtë nënoficerë të FSK-së përfundojnë me sukses trajnimet profesionale në Shqipëri

Aktuale November 20, 2026 - 09:47

Gjashtë nënoficerë të FSK-së kanë përfunduar me sukses trajnimet profesionale në Shqipëri në kuadër të avancimit të lidershipit dhe ngritjes së kapaciteteve të trupës së nënoficerëve.

Lajmi është bërë i ditur nga FSK-ja, përmes një njoftimi në Facebook.

Postimi i plotë:

FSK-ja forcon lidershipin dhe profesionalizmin e trupës së nënoficerëve

Në Qendrën e Përgatitjes Profesionale të Nënoficerëve në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, u mbajt ceremonia e përfundimit të Kursit të Kryekapterit, Kursit të Avancuar dhe Kursit Bazë të Nënoficerit, ku morën pjesë kursantë nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në mesin e të diplomuarve ishin edhe gjashtë nënoficerë të FSK-së, të cilët përfunduan me sukses trajnimet përkatëse, duke dëshmuar përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të FSK-së në ngritjen profesionale, avancimin e lidershipit dhe zhvillimin e kapaciteteve të trupës së nënoficerëve.

Zhvillimi i një trupe nënoficerësh profesionistë, të përgatitur dhe të përkushtuar, të cilët udhëheqin me shembull, drejtojnë me profesionalizëm dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e gatishmërisë operacionale të njësive, mbetet një ndër prioritetet e FSK-së.

Investimi në zhvillimin profesional të nënoficerëve është investim në lidership, profesionalizëm dhe gatishmëri operacionale. /Zëri