Erërat e fuqishme shkaktuan dëme në Ferizaj, Aliu kërkon mbështetje nga Qeveria
Erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme të shumta gjatë mbrëmjes në Ferizaj.
Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Komunës Agim Aliu njoftoi se bashkë me drejtorin komunal të Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, si dhe drejtorin e Arsimit kanë dalë në terren për t’i parë dëmet që shkaktuan erërat e fuqishme.
Sipas njoftimit, kryetari ka bërë të ditur se Komuna do të përgatisë një raport për dëmet e shkaktuara dhe do të kërkojë mbështetjen e nivelit qeveritar për kompensimin e subjekteve të prekura.
Postimi i plotë:
Erërat e fuqishme shkaktuan dëme të shumta në Ferizaj
Që nga mbrëmë e sot në orët e hershme të mëngjesit, ekipet emergjente janë në terren për të evidentuar e sanuar gjendjen pas erërave të fuqishme që përfshinë territorin e Ferizajt mbrëmë.
Bashkë me drejtorin komunal të shërbimeve publike dhe emergjencë si dhe drejtorin e arsimit, dolëm në terren sot, për të parë dëmet që shkaktuan erërat e fuqishme mbrëmë.
Dëmet janë evidentuar në disa objekte shkollore e sportive, në hapësira publike e në biznese dhe ekonomi familjare. Komuna do të përgatisë raportin për dëmet e shkaktuara nga erërat e fuqishme dhe për të njëjtën do të kërkoj edhe mbështetjen e nivelit qeveritar për të kompensuar subjektet e prekura. /Zëri