Limaj viziton Kilajn pas shpalljes së pafajësisë: Të angazhohemi për kthimin e të gjithë bashkëluftëtarëve
Foto: Facebook

Limaj viziton Kilajn pas shpalljes së pafajësisë: Të angazhohemi për kthimin e të gjithë bashkëluftëtarëve

Aktuale November 20, 2026 - 15:29

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar bashkëluftëtarin e tij, Isni Kilaj, pas shpalljes së këtij të dytit.

Përmes një postimi në Facebook, Limaj u shpreh se së bashku me bashkëpunëtorë ka vizituar Kilajn, ku pas shpalljes së pafajësisë e përgëzoi për qëndresën e tij.

Limaj shtoi se duhet të punojnë me çdo mjet demokratik dhe juridik që në shkallën e Apelit të vërtetohet pafajësia e katër drejtuesve të UÇK-së. /Zëri

Postimi i plotë:

Sot, së bashku me bashkëpunëtorë, vizitova bashkëluftëtarin tim, Isni Kilaj.

Isniu, sikurse shumë bashkëluftëtarë të tjerë të UÇK-së, për një kohë të gjatë u përball me një proces të padrejtë në Hagë, duke kaluar një periudhë të vështirë për të dhe familjen e tij. Sot, pas shpalljes së pafajësisë, pata kënaqësinë ta takoj dhe ta përgëzoj për qëndresën e tij.

Këto raste na obligojnë të vazhdojmë pa u ndalur angazhimin për drejtësi dhe për kthimin e të gjithë bashkëluftëtarëve tanë.

Duhet të punojmë me çdo mjet demokratik dhe juridik që, në shkallën e apelit, të vërtetohet pafajësia e katër drejtuesve të UÇK-së dhe e bashkëluftëtarëve të tjerë që po përballen me këto procese, në mënyrë që të gjithë të kthehen të pafajshëm në Kosovë.

F. L.