OKB: Rrjetet sociale duhet të bëhen më të sigurta për fëmijët
Kreu i të drejtave të njeriut në OKB, Volker Türk, ka bërë thirrje për reformimin e platformave të mediave sociale, duke theksuar nevojën që ato të projektohen në mënyrë më të sigurt për fëmijët.
Deklarata vjen pas marrëveshjes së Meta-s me disa shtete amerikane, përmes së cilës kompania ka pranuar të zbatojë masa shtesë për mbrojtjen e të miturve.
Türk u shpreh se qeveritë duhet të ndërmarrin masa konkrete dhe të mos presin që gjykatat apo kompanitë teknologjike të veprojnë.
“Fëmijët nuk duhet të presin për një padi për të qenë të sigurt online”, deklaroi ai.
Ndër masat e propozuara përfshihen kufizimi i kohës së përdorimit, modaliteti i natës, verifikimi i moshës dhe kontrollet prindërore.
OKB-ja ka propozuar gjithashtu masa për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ndryshimin e elementeve të dizajnit që mund të krijojnë varësi te përdoruesit e rinj.
Ndërkohë, autoritetet amerikane po kërkojnë që masa të ngjashme të zbatohen edhe nga TikTok dhe YouTube. Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta, tha se është i gatshëm të ndërmarrë hapa të mëtejshëm nëse platformat nuk bëjnë ndryshimet e kërkuara.
Meta ka rënë dakord të paguajë deri në 18 miliardë dollarë në kuadër të marrëveshjes, ndërsa rreth 5.3 miliardë dollarë të kësaj shume lidhen me zbatimin e masave të sigurisë edhe nga platformat e tjerar./rtsh