Range Rover Sport Electric: Përshtatur për dinamizëm maksimal

Range Rover Sport Electric: Përshtatur për dinamizëm maksimal

Auto&Tech September 30, 2026 - 18:41

Më dinamik, më reagues dhe i disponueshëm për t’u porositur me sistem shtytës plotësisht elektrik për herë të parë, Range Rover Sport Electric hap një kapitull të ri të luksit sportiv për SUV me performancë.

Përshtatur posaçërisht për t’i ofruar kënaqësi drejtuesit, me një sërë teknologjish të avancuara shasie, Range Rover Sport Electric ofron performancë të zhdërvjellët edhe më të madhe, si edhe dinamika më të kënaqshme, siç pritet nga një Range Rover Sport, krahas formës së njëjtë të fuqishme karakteristike, rafinimit të pakrahasueshëm dhe kapacitetit për të gjitha terrenet.

Martin Limpert, Drejtor Menaxhues, Range Rover, u shpreh: “Range Rover Sport është modeli më dinamik i Range Rover. Nëpërmjet Range Rover Sport Electric, synojmë që ta çojmë frymën e zhdërvjelltësisë dhe dëshirueshmërisë së gjithanshme drejt epokës së mjeteve elektrike. Ky model është para së gjithash një Range Rover Sport. Sistemi shtytës elektrik i integruar në mënyrë të kujdesshme tregon se kemi arritur të shpalosim nivele të reja reagueshmërie dhe precizioni, me një shasi të përshtatur posaçërisht, forcë rrotulluese të fokusuar te performanca dhe profile zanore karakteristike, që sigurojnë se klientët tanë do ta shijojnë në maksimum drejtimin e një SUV sportive luksoze".

Për të shënuar këtë moment kyç në historikun e vet prej më shumë se 20 vjetësh, Range Rover Sport Electric shpalosi aftësitë dinamike të përmirësuara në një provë finale në majat 914,4 metra të larta në guroret e hapura të mermerit në Carrara të Italisë, duke vijuar kështu trashëgiminë e sfidave pioniere të performancës. Më parë, Range Rover Sport ka ngjitur Kodrën në Peak Hill prej 4.300 metrash në kohë rekord, si edhe ka ngjitur me sukses 999 shkallët drejt Portës së Parajsës në Kinë dhe derdhjen e digës në Islandë.

Për ngjitjen drejt Majës Gioia, që qëndron mbi guroren e mermerit më të shtrenjtë në botë, Range Rover Sport Electric përballoi temperatura ekstreme, pjerrësi deri në 45 gradë dhe kushte të paqëndrueshme në disa nga sipërfaqet më sfiduese në botë: mjedisi i përsosur për të vërtetuar kapacitetin e mirënjohur dinamik të Range Rover Sport për të gjitha terrenet.

Range Rover Sport Electric vjen me sistem Menaxhimi inteligjent të forcës së fërkimit, të përshtatur posaçërisht, Traksion AWD, Suspension ajri dinamik dhe Kontroll aktiv elektronik të zhvendosjes (eARC) 1, që mund të ushtrojë deri në 1.400Nm forcë përgjatë secilit bosht për qëndrueshmëri maksimale në çdo moment, si edhe Dampera me valvul dyshe dhe Adaptive Dynamics 2, që monitoron 100 parametra 500 herë në sekondë për të mundësuar një kontroll më të madh të rrotullimit dhe zhvendosjes së karrocerisë në kthesa dhe në frenim.

Ndërthurja e këtyre teknologjive të avancuar garantoi kontroll absolut nëpër sipërfaqet e paparashikueshme në Carrara, që varionin nga mermeri i lëmuar e deri te shtresat e mbivendosura të pluhurit të imët të mermerit. Drejtimi me të gjitha rrotat1 i bëri të mundur Range Rover Sport Electric që të manovronte përmes kthesave të ngushta dhe të forta të minierës pa qenë e nevojshme të lëvizte prapa.

Për t’u bërë ballë shpateve, Range Rover Sport Electric shfrytëzoi forcën rrotulluese prej 850Nm, që është më e madhe sesa në çdo automjet tjetër Range Rover Sport. Forca rrotulluese aktivizohet 50 për qind më shpejt sesa në Range Rover Electric. Grupi i fuqisë prej 550KF, me performancën e përputhshme me Range Rover Sport me motor V8 P540 (0-100 km/orë në vetëm 4,5 sekonda) me Modalitetin e Nisjes dinamike aktiv, më pas e ngjiti SUV me performancë thuajse të heshtur drejt majës në modalitet elektrik.

Kjo ishte hallka e fundit në testimin global të automjetit dhe në programin e zhvillimit, që përfshiu edhe pistën private në Klubin Magarigawa pranë Tokios në Japoni, për herë të parë. Krahas përshtatjes unike të shasisë, inxhinierët e Range Rover zhvilluan edhe tingullin e Range Rover Sport Electric për të theksuar karakterin e tij gjatë drejtimit. Dizajni i tingullit shtresëzon tone të thjeshta, që ndërthurin aspektin muzikor me atë inxhinierik. Akustika karakteristike e veçantë i nxit drejtuesit të ndërveprojnë me modalitetet e ndryshme të drejtimit të Range Rover Sport Electric.

Matt Becker, Drejtor i Projektimit të Automjeteve, Range Rover, u shpreh: “Range Rover Sport Electric përfaqëson një evoluim të karakterit dinamik të Range Rover Sport, me një fokus më të madh

tek angazhimi i drejtuesit dhe reagimi sportiv. Arkitektura më e qëndrueshme dhe qendra e ulët e gravitetit, të ndërthurura me kontrollin preciz të forcës rrotulluese dhe teknologjitë e avancuara të shasisë, krijon një automjet më reagues, më të zhdërvjellët dhe më të sigurt. Ky model jep ndjesinë e një automjeti më të vogël, më stabël dhe më reagues nga sa jua pret mendja. Gjithçka pa sakrifikuar rafinimin, rehatinë dhe kapacitetet e tij”.

Modeli i parë Range Rover Sport plotësisht elektrik, me një strukturë karrocerie 61 për qind më të qëndrueshme dhe qendër graviteti 73mm më të ulët sesa modelet Range Rover Sport hibridë elektrikë me karikim (PHEV), do të ndërtohet në Solihull, MB, në të njëjtat linja prodhimi si versionet PHEV, me benzinë dhe me naftë. Ai vjen me një bateri litium-jonike 118,5kWh me densitet fuqie të lartë në një njësi prej alumini të fortë, dhe shoqërohet nga dy motorë elektrikë 260kW, të gjithë të vendosur me kujdes në arkitekturën MLA-Flex. Arkitektura e avancuar elektrike 800V mundëson kapacitet karikimi të shpejtë, të përshtatshëm dhe paralel.

Range Rover Sport Electric është ndërtuar për t’u bërë ballë kontakteve të forta, ndërsa veçoritë e avancuara të sigurisë tejkalojnë standardet e industrisë. Për të mundësuar maksimumin e sigurisë dhe cilësisë së baterisë, laboratori i ri i testimit të baterive i JLR i teston bateritë aktive në kushte ekstreme dridhjesh dhe goditjesh nga drejtime të shumëfishta në temperatura nga -40C deri në +90C.

Range Rover Sport Electric është zhvilluar paralelisht me Range Rover Electric dhe përfshin një sërë inovacionesh dhe teknologjish të reja, si ThermAssistTM për menaxhimin e nxehtësisë, që maksimizon potencialin elektrik të mjetit. Klientët e Range Rover Sport Electric mund të udhëtojnë të sigurt falë distancës deri në 609km sipas WLTP3 dhe distancës reale5 deri në 537km, duke ofruar një distancë të mjaftueshme për karikim për itineraret e përditshme të shumicës së drejtuesve, pa qenë nevoja për karikim të ndërmjetëm2.

Larg shtëpisë, duke përdorur karikuesit publikë të shpejtë DC, Range Rover Sport Electric mund të sigurojë deri në 220km distancë drejtimi në vetëm 10 minuta, ose të karikohet nga 10-80 për qind në rreth 22 minuta2. Funksionaliteti i karikimit të lehtë është përfshirë në Aplikacionin e ri Range Rover, nëpërmjet të cilit klientët mund të gjejnë dhe planifikojnë karikimin si edhe të eksplorojnë botën e Range Rover. Karikuesi i ri elegant opsional nga Range Rover për karikim në shtëpi siguron që çdo udhëtim ta filloni me karikim të plotë.

Dizajni i grilës me optimizim aerodinamik dhe i disqeve prej aliazhi janë veçoritë karakteristike të Range Rover Sport Electric. Dizajni i tyre eficient mundëson deri në 16 kilometra distancë për karikim shtesë me shpejtësi autostrade3.

Rezervimi për blerjen e Range Rover Sport Electric është hapur dhe mund ta porosisni në specifikën Dynamic SE, Dynamic HSE, Autobiography dhe First Edition. Paketa opsionale Black dhe Filmi mbrojtës Satin e theksojnë edhe më tej pamjen elegante. Versioni i kuruar First Edition vjen në ngjyrë Zadar gri me Film mbrojtës Satin dhe pjesë të sipërme kabine me kontrast në ngjyrë të zezë dhe disqe aliazhi 22 inç.

Klientët e Range Rover Sport Electric Autobiography kanë gjithashtu akses edhe në shërbimin e përshtatjes Range Rover Bespoke, që ofron alternativa për një numër thuajse të pakufizuar ngjyrash, kombinimesh konfigurimi, lustrash cilësore materialesh dhe personalizimi, duke përfshirë edhe qëndisje të veçanta, për të krijuar një automjet Range Rover Sport Electric vërtet unik.

Për kryerjen e servisit dhe mirëmbajtjes, çdo Range Rover Sport Electric vjen me teknologjinë e baterisë Digital Twin, që i mundëson Range Rover të mirëmbajë automjetet e klientëve në mënyrë proaktive nëpërmjet veçorisë së mirënjohur të JLR të Përditësimit të programeve nëpërmjet internetit6. Bateria e Range Rover Sport Electric vjen me një garanci tetëvjeçare ose për 160.000 km7.

Modeli i ri Range Rover Sport Electric është përshtatur për t’u ofruar kënaqësi personave që shijojnë çdo udhëtim. Karroceri më e qëndrueshme dhe qendër graviteti më e ulët sesa në modelet PHEV, si edhe reagim më i shpejtë i forcës rrotulluese sesa Range Rover Electric

Dy motorët 260kW ofrojnë deri në 550KF dhe 850Nm forcë rrotulluese, duke qenë forca rrotulluese më e madhe se në çdo Range Rover Sport, dhe mundësojnë shpejtësi 0-100 km/orë në vetëm 4,5 sekonda në Modalitetin e Nisjes dinamike.

Teknologjitë e avancuara, duke përfshirë Adaptive Dynamics, Damperat me valvul dyshe, Kontrollin aktiv elektronik të zhvendosjes dhe Drejtimin me të gjitha rrotat1, i mundësojnë Range Rover Sport Electric zhdërvjelltësinë e tij dinamike

Traksioni AWD virtual dhe sistemet revolucionare të menaxhimit të forcës së fërkimit përmirësojnë kapacitetin e pakomprometuar për të gjitha terrenet. Përshkoni deri në 900mm thellësi uji dhe ngjisni shpate me pjerrësi 45 gradë

Deri në 609km distancë sipas WLTP3 falë baterisë litium-jonike 118.5kWh. Arkitektura 800-volt dhe teknologjia e karikimit paralel mund t’ju sigurojnë deri në 136 milje (220km) distancë në vetëm 10 minuta2

Dizajni i grilës me optimizim aerodinamik dhe i disqeve prej aliazhi karakterizon Range Rover Sport Electric, ndërsa tingulli unik thekson karakterin e tij reagues dhe drejtimin e zhdërvjellët

I disponueshëm si specifikë Dynamic SE, Dynamic HSE, Autobiography dhe First Edition, ky automjet i ri elektrik i bashkohet familjes Range Rover Sport si opsion hibrid elektrik me karikim, me benzinë dhe naftë

Shërbimi i posaçëm i përshtatjes Range Rover Bespoke u ofron klientëve të Range Rover Sport Electric Autobiography mundësinë që të krijojnë një version tërësisht të personalizuar të luksit sportiv elektrik

Krijuar, projektuar dhe prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar, modeli plotësisht elektrik Range Rover Sport shpalos performancën e zhdërvjellët dhe kapacitetin e jashtëzakonshëm nëpërmjet provës mbresëlënëse finale përmes guroreve të mermerit në Itali4

Range Rover Sport Electric është i disponueshëm për t’u porositur, kontaktoni shitësin e autorizuar të Range Rover.

 

Për më shumë: 

FAQJA E INTERNETIT 

https://media.jlr.com/range-rover

KANALET SOCIALE

TikTok: https://www.tiktok.com/@rangerover

Facebook: https://www.facebook.com/rangerover

Instagram: https://www.instagram.com/rangerover

YouTube: https://www.youtube.com/@rangerover