Klitschko thirrje qytetarëve: Qëndroni vigjilent, të bashkuar do të fitojmë

Klitschko thirrje qytetarëve: Qëndroni vigjilent, të bashkuar do të fitojmë

Bota June 26, 2022 - 18:24

Kievi është sulmuar gjatë ditës së sotme nga forcat ruse duke lënë edhe viktima.

Kryetari i Bashkisë së Kievit ka deklaruar se kjo që po bën Rusia është barbare dhe se qëllimi i vetëm i pushtuesit është të shkaktojë frikë dhe panik.

“Qëndroni vigjilent, ndiqni rregullat bazë që mund të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai paralajmëron qytetarët që në momentin që dëgjojnë sirenat e alarmit të shkojnë menjëherë në strehimore.

“Të bashkuar do të fitojmë”, shton më tej kryebashkiaku. balkanweb