Krimi makabër në Turqi, dalin pamjet e kryerësit të veprës dhe gjestet e dyshimta pak para sulmit
Ngjarja tragjike që ndodhi ditën e djeshme në Turqi la nëntë persona të vdekur e 13 të tjerë të plagosur. Por pas aktit makabër, në rrjete sociale po qarkullon një video që dyshohet se tregon 14-vjeçarin pak para se të kryente sulmin e rëndë në shkollën e tij në Turqinë Jugore
Videoja thuhet se është regjistruar nga shokët e tij të klasës pak para sulmit vdekjeprurës në provincën Kahramanmaras, ku humbën jetën nëntë persona.
Në pamjet filmike, i mituri shihet duke ecur nëpër klasë teksa shihet edhe teksa kërcen. Një shenjë ndoshta paralajmëruese ishin duart e tij të cilat i kishte bashkuar dhe kishte ngritur gishtat treguar në formë armë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, i dyshuari adoleshent në fund kreu vetëvrasje pas sulmit. Mësohet se autori 14-vjeçar ishte “inspiruar” nga një masakër e regjistruar në vitin 2014 në Shtetet e Bashkuara.
ë New footage has emerged of the attacker, ësa Aras Mersinli, who shot and killed 9 people and injured 13 in Kahramanmaraë today.
— Visegrád 24 (@visegrad24) April 15, 2026
The video was reportedly recorded by classmates shortly before the attack.
The attacker died by suicide. pic.twitter.com/0OSXjrFrYD