Babai vret shtatë fëmijët e tij në SHBA
Një burrë ka qëlluar për vdekje tetë fëmijë në tri shtëpi të ndryshme në Shreveport të Luizianës, në orët e para të së dielës, sipas policisë amerikane. Ngjarja konsiderohet si sulmi më vdekjeprurës në SHBA që nga janari i vitit 2024.
Sipas Zyrës së Mjekësisë Ligjore të Qarkut Caddo, viktimat janë tre djem dhe pesë vajza, të moshës nga 3 deri në 11 vjeç. Autoritetet thanë se shtatë prej tyre ishin fëmijët e sulmuesit, ndërsa një ishte kushëri i tyre, raporton CNN.
Policia ka identifikuar autorin si 31-vjeçarin Shamar Elkins, ndërsa ngjarja është cilësuar si e natyrës familjare. Një adoleshent 13-vjeçar ka mbijetuar pasi u hodh nga kulmi i shtëpisë gjatë sulmit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithëse me lëndime.
Gjithashtu, dy gra të rritura janë plagosur në incident, njëra prej tyre në gjendje të rëndë. Sipas autoriteteve, sulmi ka ndodhur në dy lokacione të ndryshme dhe hetimet po vazhdojnë për motivet e ngjarjes. /rtk