Vdes 19-vjeçari në Cyrih, u godit nga një pllakë betoni gjatë punimeve
Bota
April 23, 2026 - 18:23
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Stafa të Zvicrës, ku një punëtor 19-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve në një ndërtesë.
Policia e Cyrihut ka bërë të ditur se pllaka betoni është shkëputur dhe ka rënë mbi punëtorin, duke e zënë poshtë.
Në njoftim thuhet se zarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe e kanë nxjerrur 19-vjeçarin, derisa edhe ekipi i emergjencës ka nisur menjëherë reanimimin, mirëpo plagët ishin të rënda dhe ai vdiq në vendngjarje.
“Policia kantonale e Cyrihut, së bashku me zyrën e prokurorit publik, kanë nisur hetim për shkakun e aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë