Mediat: Trumpi pritet të marrë pjesë në bisedimet Izrael-Liban

Mediat: Trumpi pritet të marrë pjesë në bisedimet Izrael-Liban

Bota April 23, 2026 - 22:58

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të marrë pjesë në një raund të ri bisedimesh paqeje mes Izraelit dhe Libanit, raportojnë mediat e huaja.

Delegacionet nga të dy vendet do të zhvillojnë takime të drejtpërdrejta në Shtëpinë e Bardhë, ku Libani pritet të kërkojë zgjatjen e armëpushimit aktual 10-ditor.

Fillimisht, negociatat ishin planifikuar të mbaheshin në Departamentin e Shtetit të SHBA, por zhvendosja e tyre në Shtëpinë e Bardhë shihet si një sinjal i rëndësisë së lartë që i jepet këtij procesi.

Kjo lëvizje duket se reflekton prioritetin e administratës amerikane dhe pritet që bisedimet të çojnë në përparim konkret drejt stabilizimit të situatës mes dy vendeve. /abcnews