Një i vrarë dhe disa të zhdukur pas shpërthimit kimik në një fabrikë në SHBA
Foto: Getty Images

Një i vrarë dhe disa të zhdukur pas shpërthimit kimik në një fabrikë në SHBA

Bota May 27, 2026 - 07:27

Të paktën një person është vrarë dhe nëntë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas një shpërthimi të madh kimik në një fabrikë letre në Uashington, thanë autoritetet.

Shpërthimi ndodhi në orën 07:15 në objektin e paketimit Nippon Dynawave në Longview, 210 km në jug të Seattle, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Nëntë persona të tjerë janë plagosur nga shpërthimi, përfshirë 8 punonjës dhe një zjarrfikës, tha Departamenti i Zjarrfikësve i Longview të martën në mbrëmje, duke shtuar se rezervuari mbetet i paqëndrueshëm.