Trumpi thotë se së shpejti do të vendosë për marrëveshjen me Iranin

Trumpi thotë se së shpejti do të vendosë për marrëveshjen me Iranin

Bota May 29, 2026 - 18:50

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha përmes rrjeteve sociale se shumë shpejt do të marrë pjesë në një takim në të cilin ai do të vendosë lidhur me një marrëveshje që synon përfundimin e konfrontimit të armatosur mes Uashingtonit dhe Teheranit.

“Tani do të kem takim në Dhomën e Situatave, për të marr një vendim përfundimtar”, shkroi ai në Truth Social më 29 maj.

Kjo deklaratë vjen pas raportimeve nga disa media amerikane dhe ndërkombëtare që thanë se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë arritur një marrëveshje në parim për zgjatjen e armëpushimit aktual dhe pritet që të për Trump të japë miratimin ërfundimtar.

Postimi i Trumpit po ashtu flet për elemente të marrëveshjes.

Sipas tij, kjo përfshin një zotim të Iranit që “të mos ketë kurrë” armë bërthamore, të rihapë Ngushticën e Hormuzit pa vendosur tarifa për kalim, ta pastrojë atë nga minat dhe të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara dhe Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) për shkatërrimin e rezervave të tij të uraniumit të pasuruar në nivel të lartë.

Trump tha po ashtu se bllokada detare, që SHBA-ja ka vendosur kundër Iranit, do të hiqet sipas kësaj marrëveshjeje.Ende nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga Irani për raportimet e mëparshme mediale lidhur me marrëveshjen, e cila u tha se përmbante një zgjatje të armëpushimit prej 60 ditës, periudhë gjatë së cilës negociatorët do të adresonin çështjen e programit bërthamor të Iranit.

Konflikti nisi pasi SHBA-ja dhe Izraeli kryen sulme ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt. Por, që nga fillimi i prillit hyri në fuqi një armëpushim, i cili ishte paraparë që të zgjaste një muaj. Megjithatë, para se të skadonte, Trump vendosi që ta zgjasë atë për një kohë të papërcaktuar./Radio Evropa e Lire