Irani pretendon sulm ndaj bazës së flotës së pestë amerikane
Bota
June 03, 2026 - 12:03
Rojet e Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) kanë deklaruar se kanë sulmuar me raketa dhe dronë selinë e flotës së pestë të SHBA-së, si dhe një bazë ajrore në Lindjen e Mesme.
Sipas Teheranit, sulmi erdhi si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të pretenduara amerikane kundër objektivave iraniane pranë ishullit Qeshm dhe Ngushticës së Hormuzit.
IRGC-ja gjithashtu njoftoi se ka goditur me raketa një anije të identifikuar si “Panaya”. Autoritetet iraniane paralajmëruan se çdo cenim i sigurisë në Ngushticën e Hormuzit do të ketë pasoja të rënda për forcat amerikane.