Komiteti i OKB-së për të drejtat e njeriut dënon urdhrin izraelit për dëbimin e komunitetit Khan al-Ahmar
Një komitet i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (UNGA) për të drejtat palestineze ka dënuar kërcënimet e Izraelit për të zhvendosur me forcë komunitetin palestinez të Khan al-Ahmar, i cili ndodhet në lindje të Jerusalemit Lindor të pushtuar.
“Ky është një politikë e qëllimshme dhe e paligjshme e terrorit nga Izraeli për të konsoliduar një sistem diskriminimi dhe dominimi,” thuhet në deklaratën e komitetit, duke theksuar se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar vazhdimisht në mbështetje të ruajtjes së “integritetit territorial” palestinez, përfshirë Jerusalemin Lindor të pushtuar.
“Këto veprime vazhdojnë Nakba-n e popullit palestinez deri në ditët e sotme”, shtohet më tej në deklaratë.
Ndërkohë, ministri izraelit i Financave nga e djathta ekstreme, Bezalel Smotrich, ka urdhëruar Administratën Civile Izraelite të fillojë dëbimin e komunitetit palestinez të Khan al-Ahmar në të ashtuquajturën “zonë E1” të territorit palestinez të pushtuar.