Suedia e akuzon një 34-vjeçar për tentativë spiunazhi për Rusinë

Suedia e akuzon një 34-vjeçar për tentativë spiunazhi për Rusinë

Bota June 10, 2026 - 11:49

Prokurorët suedezë kanë akuzuar një burrë 34-vjeçar për tentativë spiunazhi për Rusinë, tha të mërkurën autoriteti i prokurorisë së vendit nordik.

Në një deklaratë thuhet se burri më parë ka punuar në forcat e armatosura, ku kishte qasje në informacione shumë të klasifikuara, raporton Reuters.

“I dyshuari u përpoq të zbulonte (informacionin) duke udhëtuar për në Moskë në nëntor 2025 dhe duke u takuar me përfaqësues të shërbimit rus të inteligjencës dhe sigurisë atje”, tha prokurori Mats Ljungqvist në deklaratë.

Ambasada ruse në Stokholm nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

I akuzuari ka qenë në paraburgim që nga janari dhe do të dalë në gjyq në Stokholm nga 15 qershori.