Pakistani:Marrëveshja e paqes Iran-SHBA mund të finalizohet brenda 24 orëve

Pakistani:Marrëveshja e paqes Iran-SHBA mund të finalizohet brenda 24 orëve

Bota June 13, 2026 - 18:42

Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, qeveria e të cilit po ndërmjetëson midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i dhënë fund luftës së tyre, tha sot se njëmarrëveshje paqeje “ka të ngjarë” të finalizohet brenda 24 orëve.

“Ne jemi më afër se kurrë një marrëveshjeje paqeje”, tha ai në X.

“Ndërsa finalizimi ka të ngjarë të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme, Pakistani po përgatitet për nënshkrimin elektronik të marrëveshjes së paqes menjëherë pas kësaj, e ndjekur nga diskutimet teknike javën e ardhshme”, theksoi ai.