Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Bota June 19, 2026 - 16:06

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim që hyn në fuqi sot në orën 16:00 sipas kohës lokale, raportoi Reuters duke cituar një zyrtar të lartë amerikan.

Sipas zyrtarit, marrëveshja u arrit pas përpjekjeve diplomatike të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Katari, me mbështetjen e Iranit.

“Hezbollahu dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim”, tha zyrtari në kushte anonimiteti.

Ai shtoi se, pas shkëmbimit të zjarrit më herët gjatë ditës, të dyja palët kanë pranuar të ndalin luftimet.

Deri më tani, Izraeli dhe Hezbollahu nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare për marrëveshjen, ndërsa priten detaje të tjera në orët në vijim.