Trumpi kërcënon Iranin me sulme të reja

Trumpi kërcënon Iranin me sulme të reja

Bota June 21, 2026 - 16:04

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ri ndaj Iranit, duke kërcënuar me sulme të mëtejshme ushtarake nëse Teherani nuk ndalon grupet aleate që veprojnë në Liban.

Në një postim në platformën e tij sociale Truth Social, Trump shkroi: “Irani duhet të ndalojë menjëherë forcat e tij e tij shumë të paguar në Liban që po shkaktojnë probleme. Nëse nuk e bëjnë, ne do ta godasim Iranin përsëri shumë fort, ashtu siç bëmë javën e kaluar, por edhe më fort”, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.

Deklarata e presidentit amerikan vjen në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe vetëm pak pasi zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, deklaroi se është arritur “përparim i madh” gjatë orëve të fundit në bisedimet e paqes mes ShBA-së dhe Iranit, të cilat po zhvillohen në Gjeneva, Zvicër.

Administrata amerikane nuk ka dhënë ende detaje të mëtejshme mbi natyrën e këtyre bisedimeve, ndërsa mbetet e paqartë nëse kërcënimet e Trump do të ndikojnë në procesin diplomatik që po zhvillohet mes dy vendeve.