Mbi 10 mijë të zhdukur pas tërmetit në Venezuelë
Më shumë se 10 mijë persona janë raportuar si të zhdukur pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën gjatë natës.
Deri tani të paktën 164 persona kanë humbur jetën dhe 971 të tjerë janë lënduar.
Sipas një platforme të krijuar për gjurmimin e personave të zhdukur, e cila është shpërndarë në internet dhe në rrjete sociale si X nga liderët e opozitës venezueliane, mbi 10 mijë persona rezultonin të paidentifikuar deri në orën 05:40 sipas kohës lokale atje, transmeton Zeri.info.
Shumë prej liderëve të opozitës ndodhen jashtë vendit për shkak të regjimit në pushtet, por vazhdojnë të shpërndajnë përditësime dhe informacione humanitare lidhur me situatën pas katastrofës.
Bilanci i personave të zhdukur pritet të ndryshojë me vazhdimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe verifikimin e të dhënave nga autoritetet dhe organizatat humanitare. /Zëri