Presidenti i Ekuadorit shpall ditë feste kombëtare pas fitores me Gjermaninë

Presidenti i Ekuadorit shpall ditë feste kombëtare pas fitores me Gjermaninë

Bota June 26, 2026 - 17:10

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, njoftoi se kjo e premte është ditë feste kombëtare, pas fitores kundër Gjermanisë në Botërorin 2026.

Me një mesazh të postuar në faqen e tij zyrtare në X, kreu i shtetit falënderoi lojtarët dhe stafin teknik për suksesin, pavarësisht “kritikave, sulmeve dhe momenteve të vështira”.

Në këtë mesazh është dhënë edhe njoftimi i festës kombëtare:

“Ditë feste! Rroftë Ekuadori!”

E gjitha kjo atmosferë në Ekuador është krijuar pasi kombëtarja e futbollit mundi Gjermaninë 2-1 në ndeshjen e fundit të grupit, duke u kualifikuar për në fazën e 1/16-ve të kompeticionit që për herë të parë zhvillohet në tri vende: Meksikë, SHBA dhe Kanada.