Rekord i nxehtësisë në Gjermani, temperatura arrin 41.5 gradë Celsius
Rekordi i temperaturës më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Gjermani është barazuar sërish të dielën pasdite.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Gjerman, në Bad Muskau të Saksonisë, pranë kufirit me Poloninë dhe Brandenburgun, rreth orës 15:00 është matur temperatura prej 41.5 gradë Celsius.
E njëjta vlerë ishte regjistruar edhe të shtunën në Drewitz të Saksonisë-Anhalt, rreth orës 16:30, duke shënuar temperaturën më të lartë të matur ndonjëherë në vend.
Autoritetet meteorologjike në Gjermani kanë bërë të ditur se temperaturat mund të rriten edhe më tej gjatë së dielës, çka mund të sjellë një rekord të ri të nxehtësisë për të tretën ditë radhazi.
Megjithatë, Shërbimi Meteorologjik Gjerman nuk i ka cilësuar ende këto të dhëna si rekorde zyrtare, pasi vlerat janë ende paraprake dhe duhet të konfirmohen.