Trump: Takimi me Iranin do të zhvillohet në Doha të martën
Pak pasi që zyrtarët amerikan dhe ata iranian thanë se dy palët kanë vendosur qe, për momentin, të ndalojnë këmbimin e sulmeve që ndodhën gjatë ditëve të kaluara, presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka thënë se përfaqësuesit nga Uashingtoni dhe Teherani do të takohen nesër, në Doha të Katarit, për të vazhduar bisedimet.
Sipas Trump, takimi do të zhvillohet me kërkesën e Iranit, por Teherani zyrtar , deri me tani, nuk ka komentuar rreth takimit apo a do të mbahet ai apo jo.
Tentimi për zbutjen e tensioneve vije pasi që dy palët këmbyen sulme gjatë fundjavës dhe filluan , përsëri, të kërcënojnë me luftë të hapur. Ende nuk dihet se çka pritet të jetë tema qendrore e bisedimeve në Doha por besohet se ato do të jenë vazhdimësi e takimeve të mëhershme për gjetjen e një zgjidhje e cila do të siguron paqe afatgjatë në lindjen e mesme.
Njëra prej pengesave më të mëdha mbetët situata në Liban ku, përkundër marrëveshjeve të arritura mes Bejrutit dhe Tel Avivit operacionet Izraelite vazhdojnë në bazë ditore përderisa Hezbollahu vazhdon të refuzon çfarëdo marrëveshje të arritur mes qeverive Libaneze dhe Izraelite.