Burnhami, zyrtarisht kryeministër i ri i Britanisë së Madhe

Burnhami, zyrtarisht kryeministër i ri i Britanisë së Madhe

Bota July 20, 2026 - 13:51

Andy Burnham është zyrtarisht kryeministri i 59-të i Mbretërisë së Bashkuar.

Ai është ftuar nga mbreti Charles për të formuar qeverinë, gjatë një takimi privat në pallatin Buckingham të hënën në mesditë.

Pallati mbretëror ka publikuar një fotografi të tyre.

Image

Ceremonia, e njohur si “puthja e duarve”, shënon kalimin e pushtetit nga ish-lideri Starmer te Burnhami.

Javën e kaluar, Burnhami ka zëvendësuar Starmerin si lider i Partisë Laburiste, forcës qeverisëse të qendrës së majtë, derisa do të jetë pasardhës i tij edhe në krye të qeverisë.

Burnhami është kryeministri i shtatë i Mbretërisë së Bashkuar që nga viti 2016, në një proces kalimi pushteti tashmë të përsëritur shpesh.