Trumpi e thotë sërish: NATO-ja nuk ishte aty kur na duhej, kujtoni Grenlandën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar sërish NATO-n pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Mark Rutte.
"NATO-ja nuk ishte aty kur na duhej dhe nuk do të jetë as nëse do të na duhet sërish. kujtoni Grenlandën, atë copë të madhe akulli, të keqmenaxhuar!!!", ka shkruar Trumpi në platformën Truth Social, transmeton Zëri.info.
Me këtë deklaratë, Trumpi duket se i është referuar qëndrimit të tij të mëparshëm për aneksimin e Grenlanda nga Shtetet e Bashkuara, një ide që është kundërshtuar nga shumë aleatë të SHBA-së në NATO.
Më herët gjatë ditës, Rutte deklaroi për CNN se takimi me Trumpin ishte "i sinqertë dhe i hapur", duke shtuar se beson "absolutisht" se bota është më e sigurt pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. /Zëri