Presidentja e Sllovenisë pëson aksident rrugor, përfundon në spital

Presidentja e Sllovenisë pëson aksident rrugor, përfundon në spital

Bota August 01, 2026 - 17:50

Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, ka pësuar lëndime të lehta trupore pasi u përfshi në një aksident rrugor gjatë kthimit nga Kroacia, ku kishte kaluar pushimet vjetore.

Sipas Zyrës së Presidentes, aksidenti ndodhi në tunelin Kastelec, pas ngjarjes, Pirc Musar u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Izolës, ku qëndroi nën mbikëqyrje mjekësore.

Ajo është liruar nga spitali dhe do ta vazhdojë rikuperimin në shtëpi, raporton N1, transmeton Klankosova.tv.

Presidentja po kthehej nga Kroacia drejt Komendës, ku ishte planifikuar të merrte pjesë në një aktivitet zyrtar në cilësinë e patrons së nderit.

Policia e Koperit njoftoi se aksidenti ndodhi dje rreth orës 16:57 në autostradën drejt Lubjanës. Në përplasje u përfshinë dy automjete zyrtare policore, të cilat ishin pjesë e eskortës së presidentes.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident mbetën të lënduar dy persona. Njëri pësoi lëndime të lehta, ndërsa tjetri lëndime të rënda trupore.

Të dy u transportuan me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Izolës.

Për shkak të aksidentit, tuneli Kastelec u mbyll përkohësisht për qarkullim, ndërsa trafiku u rikthye në normalitet rreth orës 20:19.

Autoritetet sllovene kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Specializuar e Shtetit.