Tjetër tërmet në Indonezi, regjistrohen lëkundje sizmike me magnitudë 6.9
Bota
August 15, 2026 - 16:38
Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë të Rihterit goditi Sumatrën Veriore të Indonezisë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).
Ky është tërmeti i dytë i fortë që godet Indonezinë brenda pak orësh.
Epiqendra e tërmetit të dytë ishte në Pematangsiandar, 126 kilometra nga kryeqyteti Medan në Indonezinë perëndimore. Thellësia fokale e tërmetit ishte 158 kilometra.
Tridhjetë e tetë persona humbën jetën nga tërmeti i mëparshëm me magnitudë 7.7 ballë që goditi Indonezinë lindore disa orë më parë.
Arkipelagu i gjerë indonezian përjeton aktivitet të shtuar dhe të shpeshtë sizmik dhe vullkanik për shkak të vendndodhjes së tij në Unazën e Zjarrit të Paqësorit./abcnews