Rrëzohet aeroplani në Alaskë, vdesin 8 persona në bord

Rrëzohet aeroplani në Alaskë, vdesin 8 persona në bord

Bota August 21, 2026 - 10:55

Një aeroplan i vogël i tipit Cessna 441, i operuar nga kompania private e fluturimeve charter “Security Aviation”, është rrëzuar të enjten pranë një baze radari të menaxhuar nga ushtria amerikane në Alaskën perëndimore.

Sipas ushtrisë amerikane, të tetë personat në bord kanë humbur jetën. Në aeroplan ndodheshin gjashtë pasagjerë dhe dy pilotë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:15, gjatë afrimit për ulje në aeroportin e bazës së radarit Cape Newenham, rreth 725 kilometra në perëndim të Anchorage.

Në vendngjarje kanë reaguar disa institucione, përfshirë Rojet Bregdetare të SHBA-së, Bordin Kombëtar për Sigurinë e Transportit (NTSB), Policinë e Shtetit të Alaskës dhe Qendrën e Koordinimit të Shpëtimit.

Shkaqet e rrëzimit ende nuk janë bërë të ditura dhe hetimet për incidentin kanë nisur. /DW