Belgjika regjistron verën më të nxehtë që nga viti 1833

Belgjika regjistron verën më të nxehtë që nga viti 1833

Bota August 21, 2026 - 20:48

Belgjika mund të regjistrojë verën më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve meteorologjike në vitin 1833, ndërsa temperatura mesatare sezonale pritet të arrijë rreth 20,2-20,3 gradë Celsius.

Meteorologu David Dehenauw nga Instituti Mbretëror Meteorologjik i Belgjikës tha për VRT NWS se vera e vitit 2026 ka të ngjarë të tejkalojë rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2018, kur temperatura mesatare sezonale arriti në 19,8 gradë Celsius.

Instituti pritet t’i publikojë të dhënat përfundimtare më 1 shtator.