Aksident tragjik në Britani, disa të vdekur pas përplasjes së makinave

Aksident tragjik në Britani, disa të vdekur pas përplasjes së makinave

Bota August 22, 2026 - 12:28

Disa persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në autostradën A66, pranë Middlesbrough në Britani.

Aksidenti ndodhi rreth orës 03:39, sipas orës lokale, në zonën e South Bank, në Teesside, dhe përfshiu një automjet policie dhe një Volkswagen Passat. Sipas Shërbimit të Ambulancës së Verilindjes, në përplasjen e rëndë u përfshinë gjithsej tre automjete.

“Një numër pacientësh u shpallën të vdekur në vendngjarje”, bëri të ditur shërbimi i ambulancës, pa dhënë ende një numër të saktë të viktimave.

Policia e Cleveland konfirmoi se përplasja ka shkaktuar disa viktima dhe se autoritetet po punojnë për identifikimin e tyre dhe njoftimin e familjarëve.

“Fatkeqësisht, përplasja ka rezultuar në shumë viktima. Po punojmë për të identifikuar viktimat dhe për të informuar familjet e tyre”, tha një zëdhënës i policisë.

Pas aksidentit, autostrada A66 është mbyllur në të dyja drejtimet, në segmentin mes Normanby Road dhe Church Lane. Autoritetet paralajmërojnë se rruga do të qëndrojë e mbyllur për një periudhë të zgjatur, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /abcnews