Polonia zgjat me gjashtë muaj kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

Polonia zgjat me gjashtë muaj kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

Bota October 01, 2026 - 15:50

Qeveria polake ka njoftuar zgjatjen për gjashtë muaj të kontrolleve kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë.

Qeveria polake tha se kontrollet do të zgjaten nga 2 tetori deri më 30 mars të vitit 2027, me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme, Marcin Kierwinski.

“Vendimi synon të reduktojë më tej migracionin e paligjshëm dhe të forcojë sigurinë e Polonisë”, thuhet në deklaratë.

Kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë janë në fuqi që nga 7 korriku i vitit 2025 për shkak të presionit migrator nga Bjellorusia.

“Gjatë kësaj periudhe, janë kontrolluar më shumë se 4.5 milionë persona dhe rreth 2.3 milionë automjete”, tha qeveria.

Ajo bëri të ditur se që nga rikthimi i kontrolleve kufitare me Lituaninë, rreth 1.300 personave u është refuzuar hyrja, ndërsa më shumë se 130 persona janë ndaluar për ndihmë dhe lehtësim të kalimeve të paligjshme kufitare.

Qeveria shtoi se rreth 1.200 personave u është refuzuar hyrja në kufirin me Gjermaninë.

“Kontrollet kufitare janë një mjet efektiv për reduktimin e migracionit të paligjshëm. Zgjatja e tyre do të ndihmojë në ruajtjen e kontrollit mbi presionet migratore dhe forcimin e sigurisë kufitare”, thuhet më tej në deklaratë. /abcnews