Rutte pas sulmit në Detin e Zi: NATO-ja do të përshtatë praninë ushtarake në krahun lindor sipas nevojës
Foto: Laura Hasani

Rutte pas sulmit në Detin e Zi: NATO-ja do të përshtatë praninë ushtarake në krahun lindor sipas nevojës

Bota October 13, 2026 - 12:36

NATO-ja do të vazhdojë të përshtasë praninë e saj ushtarake në krahun lindor të Aleancës “sipas nevojës”, tha të martën sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, pas një sulmi me dron ndaj anijeve në brigjet e Bullgarisë në Detin e Zi.

“Ne tashmë e kemi forcuar qëndrimin tonë mbrojtës në krahun lindor dhe do të vazhdojmë të monitorojmë situatën e sigurisë, duke përshtatur qëndrimin tonë për parandalimin dhe mbrojtjen aty ku është e nevojshme”, tha Rutte në një deklaratë të postuar në platformën X pas komunikimit të tij me kryeministrin bullgar Rumen Radev.

“NATO-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë me aleatët në Detin e Zi, pas incidentit të ri me dron”, theksoi gjithashtu sekretari i përgjithshëm i aleancës. /euronews