Finlanda regjistroi numrin më të lartë ndonjëherë të vdekjeve nga droga në vitin 2025

Finlanda regjistroi numrin më të lartë ndonjëherë të vdekjeve nga droga në vitin 2025

Bota October 29, 2026 - 15:50

Finlanda ka regjistruar 333 vdekje të lidhura me drogën në vitin 2025, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë dhe një rritje prej 35 për qind krahasuar me vitin paraprak.

Të dhënat e institucioni finlandez i statistikave (Statistics Finland) treguan se numri i vdekjeve të lidhura me drogën u rrit në të gjitha grupmoshat dhe te të dyja gjinitë, veçanërisht te të rinjtë dhe gratë.

Gjithsej 64 persona të moshës 15-24 vjeç humbën jetën, një rritje prej 60 për qind krahasuar me vitin paraprak. Sipas institucionit, droga ishte shkaktare e një në pesë vdekjeve në këtë grup-moshë.

Numri më i lartë i vdekjeve të lidhura me drogën u regjistrua te personat e moshës 25-34 vjeç, me 85 raste, 12 më shumë se në vitin 2024.

Vdekjet mes grave arritën rekord prej 94 rastesh, krahasuar me 50 një vit më parë. Megjithatë, burrat vazhduan të përbënin shumicën e viktimave.

Shumica e vdekjeve të lidhura me drogën përfshinin një kombinim substancash. Alkooli dhe medikamentet, përfshirë barnat psikiatrike, shpesh ishin të pranishme krahas substancës së identifikuar si shkaktari kryesor i vdekjes.

Buprenorfina, një medikament opioid që përdoret për trajtimin e varësisë nga opioidet, por që keqpërdoret shpesh, mbeti substanca më e zakonshme e identifikuar në rastet e helmimeve aksidentale fatale nga droga dhe në rastet kur qëllimi nuk ishte i qartë.

Institucioni shtoi se është rritur përdorimi i drogave sintetike të projektuara, që bëjnë pjesë në kategorinë e opioideve sintetike. Pothuajse 1 në 10 vdekje të lidhura me drogën ishte pasojë e vetëvrasjes.

Helsinki regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve, me 58 raste, i ndjekur nga rajoni Pirkanmaa me 30, Finlanda Jugperëndimore me 28 dhe Ostrobotnia Veriore me 25 raste. Në raport me numrin e popullsisë, shkalla më e lartë e vdekshmërisë u regjistrua në rajonin Paijat-Hame, me 9,8 vdekje për 100 mijë banorë.