Ngjarja në Krakov të Polonisë – Prokuroria nis hetimet
Bota
November 08, 2026 - 12:00
Dega e Krakovit e Prokurorisë Kombëtare në Poloni njofton se ka nisur një hetim lidhur me të shtënat e djeshme.
Hetimi do të përqendrohet në vrasjen e gjashtë personave në Sheshin e Tregut Kryesor si dhe në tentativën për vrasjen e “shumë personave të tjerë”.
Prokuroria deklaron se ngjarja përbën “një vepër terroriste”, raporton BBC.
Institucioni shton se po hetohet gjithashtu vdekja e tre personave të tjerë në Ostrowiec ëwiëtokrzyski – një qytet 190 km në veri të Krakovit – duke theksuar se “provat tregojnë se të gjitha këto veprime janë kryer nga i njëjti person”.