“Inteligjenca artificiale” përzgjidhet si fjala e vitit 2023

“Inteligjenca artificiale” përzgjidhet si fjala e vitit 2023

Dosier November 01, 2023 - 17:22

Ndikimi i inteligjencës artificiale ka qenë i jashtëzakonshëm, aq sa krijuesit e Fjalorit Collins i kanë dhënë titullin “fjala e vitit”.

Sipas Alex Beecroft, drejtor i Collins, përdorimi i këtij togfjalëshi është katërfishuar gjatë 2023.

Në një eksperiment të ngjashëm të kryer nga BBC, Euronews Albania e pyeti ChatGPT për një koment lidhur me këtë zhvillim dhe mori këtë përgjigje:

“Përzgjedhja e inteligjencës artificiale si fjala e vitit nga Fjalori Collins reflekton rëndësinë dhe ndikimin në rritje të saj në jetën tonë të përditshme”.

Ndër përdorimet e shumta të inteligjencës artificiale, rasti më i fundit është ai i the Beatles.

Grupi legjendar deklaroi se kishte përdorur këtë teknologji për të marrë vokalin e të ndjerit John Lennon nga një kasetë e vjetër dhe për të prodhuar “këngën e tyre të fundit”, që do të publikohet gjatë kësaj jave.

Përdorimi i inteligjencës artificiale është përhapur edhe në televizione.

Më herët gjatë këtij viti, kjo fjalë në postën elektronike u kthye në lider të fjalës më të fundit të teknologjisë, ndërsa prezantoi për herë të parë folësen virtuale të lajmeve, “Tokyo Tirana”. /euronews